Akademia e Shëndetit Publik është një iniciativë e dedikuar për promovimin e njohurive, edukimit dhe zhvillimit profesional në fushën e shëndetit publik. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit përmes edukimit cilësor, trajnimeve profesionale dhe aktiviteteve që nxisin ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit.
Misioni i Akademisë së Shëndetit Publik është të promovojë edukimin, zhvillimin profesional dhe përhapjen e njohurive në fushën e shëndetit publik. Ne synojmë të fuqizojmë profesionistët, dhe komunitetin përmes trajnimeve edukative dhe bashkëpunimeve që kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së shoqërisë.
Misioni

Vizioni
Vizioni ynë është të bëhemi një qendër e rëndësishme e dijes dhe inovacionit në shëndetin publik, duke ndërtuar një komunitet të fortë profesionistësh dhe duke kontribuar në zhvillimin e politikave dhe praktikave që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe shëndetin e popullsisë.
Së bashku, përmes dijes, bashkëpunimit dhe përkushtimit, synojmë të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për komunitetin dhe brezat që do të vijnë.
Pse të zgjidhni ASHP
Specializuar në Shëndetin Publik me mbi 7 fusha studimi
Akredituar nga organet e njohura ndërkombëtarisht të akreditimit
Një qasje graduale për arritjen e niveleve të ndryshme të certifikimit.
Trajnime direkte dhe hibride për një përvojë gjithëpërfshirëse.
Ofron programe të ndryshme trajnimi për të zhvilluar aftësitë e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, duke synuar të përmirësojë performancën dhe të sigurojë kujdes shëndetësor me cilësi të lartë.